
RAMA: Qeveria do krijojë një partneritet të fortë me sistemin bankar.
Rama takon drejtorët e bankave të nivelit të dytë si edhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë z. Ardian Fullani. Kërkohet auditim ndërkombëtar për financat e vendit gjithashtu edhe pavarsia e INSTAT
Tirane, Kreu i ardhshëm i qeverisë Edvin Rama, ka kryer sot një takim me drejtorë të ndryshëm të bankave në vend si edhe me guvernatorin e Bankës së Shqipërise z. Ardian Fullani.
Në takim u disktua mbi problematikat aktuale siç janë kreditë e pambledhura si edhe taksat. Fullani vlerëson mbledhjen si nje pikënisje e një djalogu frytdhënës midis sistemit bankar dhe qeverisë .
“Sistemi bankar eshte kontribuesi me efektiv per rritjen ekonomike te vendit, por edhe kursimtari i kursimeve te familjeve dhe destinatori i fondeve ne ekonomi”- tha Fullani.
Rama:Shprehu dëshirën e qeverisjes së re për të ndërtuar një partneritet të mirë me bankat dhe protagonistët e tjerë, ku bankat kanë një rol kryesor në zhvillimin e vendit.
Strukturë e ndërmjetme mes qeverisë dhe botës së sipërmarrjes, Këshill Ekonomik Kombëtar ku pjesëmarrje e përfaqësuesve të shoqatës suaj është e domosdoshme, ky do të funksionojë si tryezë e përbashkët në një periudhë të historisë sonë kur sfida është e përbashkët për të përballuar faktorët e krizës që e kanë rënduar gjendjen e ekonomisë dhe financave publike të vendit. Ju siguroj se jemi të vullnetshëm për të marrë hapat e nevojshëm për konsolidimin fiskal që të kurojmë me recetën e duhur financat publike dhe së dyti të krijojmë më shumë hapësirë për të kredituar ekonominë.
Ekonomia shqiptare është edne në errësirë dhe pasi të dal në pah të dhënat dhe e vërteta, besoj se do kemi një transparencë të domosdoshme për të përballuar krizën që kemi rreth e rotull.
Audititimi do të kryet njga një kompani ndërkombëtare për të pasur në tryezë të gjithë të vërtetën. Gjitashtu menaxhimi i INSTAT të jetë jashtë duarve të politikës
Be the first to comment