ProCredit Bank në nxitje të vullnetit për një mjedis të pastër

ProCredit Bank në nxitje të vullnetit për një mjedis të pastër

23 Shtator 2013
ProCredit Bank vazhdon të konfirmojë angazhimin e saj afatgjatë në mbështetje të iniciativave qytetare për mbrojtjen e ambientit dhe për një mjedis më të shëndetshëm.

Në kuadër të përqasjes mjedisore të bankës dhe në mbështetje të javës së lëvizjes pa makina, ditën e Premte, datë 20 Shtator, ora 17:00, staf dhe drejtues të ProCredit Bank, së bashku me stafin e nismës EkoVolis, pedaluan së bashku për rritjen e ndërgjegjësimit qytetar dhe kënaqësinë e përbashkët nga Stacioni i Rrugës së Elbasanit rreth qendrës së qytetit, përgjatë bulevardit kryesor në drejtim të Sheshit “Nënë Tereza” dhe në kthim.

Ndotja e ajrit të qytetit tonë nga përdorimi i shtuar i automjeteve është rritur dhe çdo individ i ndërgjegjshëm mund të bëjë një ndryshim në mbrojtje të kësaj të mire të përbashkët.

ProCredit Bank është ndër të parët institucione të përgjegjshme që mbështesin iniciativën EkoVolis për përdorimin e biçikletës në vend të makinës sa herë që është e mundur për secilin prej nesh.

 

Stacioni Ecovolis – Rruga e Elbasanit është pika e mbështetur nga ProCredit Bank si një nga zonat me trafik të lartë automjetesh në qytet.

Nisma të tilla publike, në mbështetje të mjedisit, janë gjithmonë në fokusin e bankës ProCredit edhe si pjesë e misionit dhe programit të saj për mbrojtjen dhe rritjen e standarteve mjedisore të ambjentit.

Si pjesë e grupit gjerman ‘’ProCredit Holding’’, banka ProCredit i ofron klientëve të saj profesionalizëm dhe cilësi të lartë shërbimi, duke i kushtuar një rëndësi të veçantë përdorimit të materialeve dhe teknologjive që ndihmojnë në kursimin, rritjen e eficiencës së energjisë dhe mbrojtjen e ambientit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.