Pergjegjesia sociale Tirana Bank

Pergjegjesia sociale Tirana Bank 

Tirana Bank është pranë të moshuarve të vetmuar në Ditën Ndërkombëtare Kundër Varfërisë

 17 tetori, dita ndërkombëtare kundër urisë, paraqet një mundësi për të njohur përpjekjet dhe luftën e njerëzve që jetojnë në varfëri si edhe një shans për të dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre. Tirana Bank, edhe këtë vit, ju bashkua nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar “Mendoni për ata që nuk janë si ju”.

Në kuadër të kësaj dite, pranë zyrave të Kryqit të Kuq në Tiranë, Tirana Bank mundësoi shpërndarjen e 100 kutive me ushqime, të cilat ju dhuruan të moshuarve të vetmuar.

Ky aktivitet tregon vazhdimësinë e angazhimit të Tirana Bank për t’i ardhur në ndihmë komunitet ku punojnë dhe jetojnë

punonjësit e saj. Gjithashtu, përqafimi i kësaj nisme nga ana e Tirana e Bank, mundëson rritjen e sensibilizimit dhe kontributit në ndihmë të njerëzve në nevojë . Ardhja në ndihmë dhe qëndrimi pranë tyre, pasqyron gatishmërinë për të kontribuar në çrrenjosjen e varfërisë. Mbështetja dhe ardhja në ndihmë e komunitet ku Tirana Bank operon, vazhdon të jetë një nga përparësitë e saj.

Burimi: Tirana Bank

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.