Të fundit

Paraqitja në një intervistë pune në bankë

Si duhet të vishemi gjatë një interviste pune në bankë për një paraqitje sa më të mirë.

Intervista juaj është shumë e rëndësishme dhe ju duhet të jeni veshur në mënyrën sa më të përshtashme për ambjentet e bankës. Një kanditat për punonjës banke duhet te vishet sipas kodit të etikës së bankës. Kjo gjë tregon jo vetëm seriozitet por edhe profesionalizëm duke rritur shanset tuaja kundrejt kanditatëve të tjerë. Më poshtë gjeni disa këshilla si duhet të paraqiteni për intervistën tuaj në bankë. Këto këshilla vlejnë për të gjithë qofshi ju edhe studentë të sapo diplomuar. 

 Ju lutem na mbeshtesni duke klikuar ne faqen tone ne Anglisht bankieri.com 

 

Këshilla për meshkuj:

– Ju duhet të visheni me kostum (Edhe nëse ështe verë, duhet të zgjidhni një kostum të lehtë)

– Ngjyra e kostumit duhet të jetë me nuanca të errëta, mundësisht e zezë por janë të pranueshme edhe ngjyrat gri, kafe dhe bezhë.

– Këpucët duhet të jenë në harmoni me kostumin si edhe të lustruara

– Mos harroni të vishin çorape të zeza.

– Kemisha duhet të jetë ngjyrë e hapur, e bardhë, e kaltër ose nuanca të gri të hapur. Këmisha e bardhë konsiderohet si një simbol i punës në zyrë.

– Kollarja duhet të përzgjidhet me ngjyrë të errët në kombinim me kostumin.

– Aksesore te pa nevojshem do ishin butonat ne kemishe si edhe kapese ne kollare. Këto aksesore janë per pozicione të larta, dhe do dukeni i ngarkuar.

 

Këshilla për femra: 

– Gjithashtu për femra këshillohet një kostum, me pantallona ose fund i kombinuar men je xhaketë.

– Ngjyra e kostumit gjithashtu duhet të jetë e errët, dhe ngjyrat e këshillueshme janë: Gri, të zezë, blu e errët ose  kafe.

– Nuk lejohen xhinse ose rroba të ndryshme me ngjyra të ndezura si e kuqja, e verdha etj.

– Në se vishen funde, këshillohet maksimalisht deri në 5 cm mbi gju.

– Femrat mund të jenë edhe pa xhaketë në stinët e nxehta duke mbajtur këmishë me ngjyrë të hapur kombinuar me pantallona / fund me ngjyrë të errët.

– Nuk është e këshillueshme të përdoren çizme ose sandale, por vetëm këpucë serioze në kombinim me kostumin.

– Aksesorët nuk duhet të jenë të mëdhej por elegantë, të cilët përshtaten me veshjen.

 

Gjithashtu e rëndësishme është edhe parfumi i zgjerdhur, si për femra edhe meshkuj, një parfum i mirë nuk duhet të lërë një arome të fortë por duhet të jetë i lehtë për të lënë një shije të këndshme, ndaj mos hidhni parfum në masa të tepruara.

Nëse keni pyetje ju lutem na kontaktoni. [email protected]

 

Të të jera nga bankierët

3 Comments on Paraqitja në një intervistë pune në bankë

  1. Nice

  2. Ju lutem me tregoni si duhet te pergjigjem Ne Banke.

  3. Pershendetje, Duhet te silleni vetvetja dhe te pergjigjeni me sinqeritet besoj. Lexoni ne interenet mbi kete ose qe te jeni e pergatitur kerko ne google per “10 questions asked during a job interview”
    faleminderit,

Leave a comment

Your email address will not be published.

*