Ndryshim i drejtorit egzekutiv të Intesa SanPaolo Shqipëri

Ndryshim i drejtorit egzekutiv të Intesa SanPaolo Shqipëri – Emërohet z. Silvio Pedrazzi

Z. Silvio Pedrazzi do t’i bashkohet Intesa Sanpaolo Bank Albania si Drejtori i ri i Përgjithshëm Ekzekutiv. Banka është në pritje të aprovimit nga autoritetet lokale për emërimin e tij zyrtarisht.

Tiranë, 30 Shtator 2013 Z. Silvio Pedrazzi do t’i bashkohet  Intesa Sanpaolo Bank  Albania si Drejtori i ri i Përgjithshëm Ekzekutiv. Banka është në pritje të aprovimit nga autoritetet lokale për emërimin e tij zyrtarisht.

Z. Pedrazzi do të marrë përsipër këtë pozicion duke ndjekur një karrierë të suksesshme në ente të ndryshme të Grupit Intesa Sanpaolo.

foto pedrazzi

 Z. Pedrazzi ka qenë i emëruar më parë Drejtor i Departamentit të Federatës së Shteteve të Pavarura dhe & Zonës së Mesdheut Jugor për Intesa Sanpaolo, departament ky që i përkushtohet menaxhimit të portofolit të Filialeve në Federatën Ruse, Ukrainë dhe Egjipt.

Ai nisi karrierën e tij në sektorin bankar më 1978  dhe ka punuar për banka të ndryshme kursimesh italiane dhe në vitin 2000 ju bashkua Grupit Intesa Sanpaolo.

Në Itali, ka kryer detyrën Drejtorit të Përgjithshëm të Cassa di Risparmio di Spoleto dhe të  Cassa di Risparmio di Ascoli Piceno. Pas kësaj është caktuar si NënKryetar i Parë i Bordit Menaxherial të Bankës Intesa Beograd (Serbi) dhe Kryetar i Bordit Mbikëqyrës për  Pravex-Bank (Ukrainë).
Z. Pedrazzi mban ende postin e  Kryetarit të  Bordit Mbikëqyrës për  Pravex-Bank (Ukrainë) dhe është Anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe Kryetar i Komitetit të Auditit në Bankën e Alexandrisë (Egjypt).
Përveç angazhimit për Grupin Intesa Sanpaolo, ai është edhe Anëtar i Komitetit të Auditit të ASSBB (Shoqata Italiane për Zhvillimin e Sistemit Bankar & Studimet mbi Bursën).

Duke konsideruar eksperiencën profesionale, Z. Pedrazzi është një menaxher me autoritetin e duhur dhe me një njohuri të rëndësishme dhe domethënëse në sektorin bankar, më kualifikim ndërkombëtar falë eksperiencës së çmuar, të realizuar pranë Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filialeve të Grupit Intesa Sanpaolo.

 

foto resch

 Z. Alexander Resch, Drejtori i  Përgjithshëm Ekzekutiv  i Intesa Sanpaolo Bank Albania qysh prej Shtator 2012 do të largohet nga Shiqpëria, pasi në 1 Tetor 2013 merr një detyrë të re pranë Grupit Intesa Sanpaolo. Z. Resch është emëruar si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i VUB Banka, Filiali Sllovak i Grupit Intesa Sanpaolo. VUB Banka listohet e para – mes Filialeve të Intesa Sanpaolo –  sa i përket aseteve totale, me një numër degësh rreth 200 për Retailin dhe 32 degë për Korporatën, me 11 qendra të dedikuara kredisë në gjithë Sllovakinë, duke funksionuar dhe si degë e Republikës Ceke.

Gjatë aktivitetit të tij si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës, Z. Resch arriti rezultate të rëndësishme dhe i hapi rrugën ndryshimeve të rëndësishme strukturale. Ai është i konsideruar si një lider i padiskutueshëm nga stafi i tij, falë edhe pasionit të tij drejt ekselencës.
I urojmë Z. Resch gjithë të mirat në karrierrën e tij të ardhëshme.

 

Intesa Sanpaolo Bank Albania është bankë e Grupit Intesa Sanpaolo, qysh prej vitit 2008. Banka operon në të gjithë Shqipërine përmes një rrjeti prej 31 degësh dhe i shërben Klientëve të saj në fushat e Korporatës, Retail dhe Biznesit Të Mesëm e Të Vogel. Banka renditet në bankat e para në vend me një total depozitë prej 109 billion Lekë dhe një total huadhënie prej 54 billionë Lekë, duke ju referuar statistikave zyrtare të Shoqatës Shqiptare të Bankave, publikuar më 30 Qershor 2013

Burimi: Intesa SanPaolo bank Shqipëri

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.