Komisionet dhe tarifat bankare

136627822Është shumë e rëndësishme te vlerësosh tregun përpara se të përdorësh një produkt bankar, Banka e Shqipërisë ju sjellin listën me  komisionet bankare.

Nëse ju nevojitet një kredi apo overdraft, nëse dëshironi të merrni një kartë kreditit, të kryeni një transfertë apo të kontolloni interesin më të mirë  për depozitën tuaj ju duhet të shikoni të gjithë tarifat e tregut bankar nga ku mund të përfitoni nga çmimi ose tarifat më të mira. Krahasimi është i  thjeshtë edhe mund të shikoni menjëherë të gjithë tarifat e bankave, të cilat janë të detyruara ti raportojnë këto tarifa tek banka e Shqipërisë.

Faqja lidhëse me tarifat e publikuara në bankën e Shqipërisë është si më poshtë:

http://www.bankofalbania.org/web/Informacion_nga_bankat_6328_1.php

Në këtë faqe mund të shikoni komisionet për individë si edhe komisionet për biznese, njëkohësisht edhe normën e interesit për depozitë ose  kredi. Jini të kujdeshëm të krahasoni jo vetëm një por disa komisione për të arritur në konkluzionin e duhur. Gjithashtu mund te kërkoni opinionin tonë në emaxhari@gmail.com, ne do ju vijmë në ndihmë për tju sqaruar sa me mire.

Së shpejti në bankierët.com do gjeni edhe analiza mbi këto tarifa, listime të ndryshme mbi produktet më të mira etj.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.