Komisionet Bazë: A janë Bankat Shqiptare të shtrenjta?

Komisionet Bazë: A janë Bankat Shqiptare të shtrenjta?

Kanalet televizive ne Shqiperi dita ditës mundohen të nxjerrin lajme mbi aludime ose shpjegime të pa baza. Një ndër lajmet që i ka shqetësuar paksa bankierët është ai i disa javëve më parë mbi tarifat bankare, transmetuar në një kanal kryesor në Shqipëri (Artikulli më poshtë), ndoshta edhe në disa kanale të tjera televizive. Siç shikohet akuzohen te gjitha bankat për komisione të larta të mirëmbajtjes së llogarisë.

Por a është kjo e vërteta ?
Së pari më lejoni tju them përse vendoset kjo tarifë, një tarifë e cila në Shqipëri varion nga 50 Lek në muaj deri në 1500 Lek, por kemi nje mesatare mujore (100-300 Lek). Një arsye është që bankat kanë kosto të larta për sistemet të cilat duan mirëmbajtje, pra banka në rradhë të parë ka kosto për sistemin bazë për çdo llogari të re që hap dhe mirëmban. Kjo llogari nuk ka vetëm kosto fillestare po edhe një kosto vjetore që banka paguan për mirëmbajtje kompanive softwerike.

Coins

Përveç kostove të mirëmajtjes, banka ka kosto për punonjësit, kosto cash-i, lëvizjet që kryhen në llogari etj. Pra ka një mori kostosh dhe nga këto kosto vjen vetëm një fitim i ulët mujor. Nga ekonomia e shkallës mund të mendoni që ajo bankë që ka më shumë klientë ka edhe fitimin më të madh por nga ana tjetër  ka edhe kompleksitetin më të madh prandaj kjo gjë është e vërtetë per bankat e mëdha por për bankat e vogla dhe të mesme nuk vlen. Pranaj është shumë e vështirë të klasifikosh nëse bankat kanë komisione të larta apo jo (së paku për llogari rrjedhëse.) Një gjë është e sigurtë që në bankë një llogari bosh ose një klient vetem me llogari rrjedhëse është produkti më pak fitim prurës. Zakonisht bankat ndjekin një politikë që për klientët që kanë vetëm llogari rrjedhëse i ofrohen produkte shtesë në mënyrë të rritet përfitueshmëria. Dhe duke shkuar më tej, unë personalisht mendoj që komisionet e mirëmbajtjes së llogarisë janë të ulta në Shqipëri duke parë numrin numrin e popullsisë në tërësi që përdor shërbimet bankare. Mendoj që gradualisht duke u rritur numri i përdoruesve të shërbimeve bankare, aq mund të ulen edhe komisionet e tarifat që janë lehtësisht të kontrollueshme nga BSH.

Bashkimi Europian.

Vetëm me një kërkim të thjeshtë në google mund të kuptohet lehtë që bankat në Itali, Gjermani, Francë dhe Greqi kanë komisione që variojnë nga 5 në 20 Euro (komision mujor) dhe llogari shumë të kufizuara në numër veprimesh, në shumat fillestare që bankat kërkojnë  etj. Gjithsesi kultura bankare ne Shqiperi eshte e ardhur pikerisht nga keto banka Europiane, Austri, Itali, Greqi etj, te cilat kane hapur filiale ose kane blere banka si Raiffeisen, Intesa, Alfabank, Tirana Bank (Pireus) dhe keta kane sjelle kete norme qe duke aplikuar keto komisione mirembajtje. Sipas kërkimeve që kemi bërë nuk rezulton ndonjë rregullore e Bankës Qendrore Europiane ose e ndonjë institucioni tjetër që Detyron bankat Europiane të eleminojnë komisionet e mirëmbajtjes së llogarive.

Zgjodha vetëm një artikull ku shpejgohet që Italianët ankohem mbi këto komisione.

Se sa eshte kosto qe paguajne Italianet per komisionet bazë mund ti gjeni në këtë faqe: http://economia.panorama.it/soldi/conti-correnti-quanto-costano-governo

Më vjen shumë keq ta them që e kundërshtoj këtë artikull (të publikuar nga mediat ne Shqipëri) të cilin e gjej të pa bazë dhe që nuk paraqet realitetin as në Shqipëri dhe as në Bashkimin Europian. Shpresojmë që gazetaria, sidomos ajo ekonomike të informojë sa më denjësisht publikun dhe të ofrojë lajme të bazuara në fakte.

Lista e komisioneve bankare Jarar 2014: http://www.bankofalbania.org/web/Komisionet_per_individe_6329_1.php

Më poshtë është citimi origjinal nga rubrika e publikuar ne televizor:

Çdonjërit prej nesh mund t’i këtë ndodhur që në gjendjen e llogarisë së tij në fund të çdo muaji t’i mungojë një shumë modeste të cilën banka që të jep shërbimin e merr për mirëmbajtjen e llogarisë. Por kjo nuk ndodh në asnjë nga vendet e Bashkimit Europian. Selami Xhepa pranon që në Shqipëri ka banka të cilat të ofrojnë shërbime dhe madje të hapin llogari falas, por në fund të vitit fatura për këtë llogari mund të shkojë edhe deri në 100 euro. Ndryshe nga ne, BE e ka zgjidhur këtë çështje me anë të një direktive, e cila detyron bankat që shërbimet kryesore t’i bëjnë pa asnjë tarifë shtesë. Nga ana e saj që në korrik të 2012-ës Banka e Shqipërisë me anë të një rregulloreje ka tentuar të detyrojë bankat të bëjnë publike të gjitha tarifat, por me një kërkim të thjeshtë në internet rezulton se asnjë prej tyre nuk ka të dhëna konkrete për çmimin që duhet paguar për këto shërbime. Të gjitha flasin për shpejtësinë dhe sigurinë që ofrojnë, por jo për përqindjen që duhet të paguash për transfertën. Për ekspertët e ekonomisë tarifat e larta të shërbimit nxisin në shumë raste edhe evazionin. Të gjithë ata që duan të dinë se cilat janë tarifat që duhet të paguajnë për shërbimet bankare mund t’i gjejnë në faqen e Bankës së Shqipërisë, por edhe këto të dhëna nuk janë të përditësuara në kohë reale. Madje rruga për të mbërritur deri te kjo faqe të dhënash është tepër e komplikuar

 http://www.youtube.com/watch?v=t2gRjswcpgU

http://www.youtube.com/watch?v=bEVnPUUV3bU

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.