IFC dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania Bashkëpunojnë Për Të Zhvilluar Tregun e Energjisë së Rinovueshme

IFC dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania Bashkëpunojnë Për Të Zhvilluar Tregun e Energjisë së Rinovueshme.U nënshkrua një marrëveshje këshillimi për zhvillimin e mëtejshëm të ekspertizës.

Tiranë, Shqipëri, 30 Shtator 2013

IFC (Korporata Financiare Ndërkombëtare), anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri, nënshkruan një marrëveshje këshillimi për zhvillimin e mëtejshëm të ekspertizës së punonjësve të kreditimit të bankës në fushën e financimit të projekteve të energjive të rinovueshme me fokus në projektet e hidrocentraleve. Kjo iniciativë është pjesë e programit të IFC-së për të ndihmuar institucionet financiare vendase në Ballkanin Perëndimor të zhvillojnë tregun e energjisë së rinovueshme duke rritur investimet e tyre në këtë sektor. Shqipëria tashmë njihet si një vend me potencial të madh hidroenergjetik, por nuk e ka atë të zhvilluar plotësisht.

“IFC-ja, në mënyrë unike, është pozicionuar në ndihmë të tranzicionit të vendeve drejt një të ardhme mjedisore me nivel të ulët karboni,” tha Jasper Kjaer, Drejtor Rajonal i IFC-së për Shërbimet Këshilluese. “Për këtë qëllim, IFC ka zhvilluar një paketë të plotë këshillimi të përshtatur për bankat vendase në Ballkanin Perëndimor, e cila do të përmirësojë aftësinë e tyre për të depërtuar në biznesin e energjisë së pastër.”

 

ifc_intesa el

 “Ky bashkëpunim paraqet një moment të ri në strategjinë tonë afat-gjatë për Shqipërinë, tha Alexander Resch, Zyrtar i Lartë Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo në Shqipëri. “Intesa Sanpaolo Shqipëri beson në zhvillimin e ardhshëm të tregut Shqiptar të energjisë së Rinovueshme dhe është e angazhuar për të mbështetur investitorët e saj në mënyre sa më profesionale duke ndërtuar nje ekip të specializuar.”

 

IFC-ja, nëpërmjet Programit Këshillimor të Burimeve të Rinovueshme ne Ballkan, synon të nxisë zhvillimin e tregut të energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe në rajonin e gjërë të Ballkanit Perëndimor, duke punuar me zyrtarët e qeverisë për përmirësimin e kuadrit rregullator, duke bashkëpunuar me kompanitë e energjisë së rinovueshme për të zhvilluar hartimin e projekteve të tyre dhe këshilluar bankat vendase për të rritur huadhënien për projekte të tilla.

 

IFC-ja është duke zbatuar Programin e saj Këshillues për Energji të Rinovueshme në Ballkanin Perëndimor (BREP) në bashkëpunim me Ministrinë e Financave Austriake.

Rreth IFC-së

IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, është institucioni më i madh për zhvillimin global i fokusuar kryesisht në sektorin privat. Duke punuar me ndërmarrje private në më shumë se 100 vende, ne përdorim kapitalin, ekspertizën dhe ndikimin tonë për të ndihmuar në eleminimin e varfërisë ekstreme dhe për të promovuar prosperitetin e përbashkët. Në Vitin Financiar 2013, investimet tona arritën shifrën më të lartë gjithë-kohore prej afër 25 miliardë dollarë, duke rritur fuqinë e sektorit privat për të krijuar vende pune dhe përballuar sfidat më të ngutshme të zhvillimit të botës.

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania

Intesa Sanpaolo Bank Albania është bankë e Grupit Intesa Sanpaolo, qysh prej vitit 2008. Banka operon në të gjithë Shqipërine përmes një rrjeti prej 31 degësh dhe i shërben Klientëve të saj në fushat e Korporatës, Retail dhe Biznesit Të Mesëm e Të Vogel. Banka renditet në bankat e para në vend me një total depozitë prej 109 billion Lekë dhe një total huadhënie prej 54 billionë Lekë, duke ju referuar statistikave zyrtare të Shoqatës Shqiptare të Bankave, publikuar më 30 Qershor 2013

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.