Çfarë mund të bëj kur nuk mund të shlyej më kredinë?

Çfarë mund të bëj kur nuk mund të shlyej më kredinë? Udhëzues për ristrukturimin e kredisë nga BSH Tetor 2013

Çfarë është ristrukturimi i kredive? 

Ristrukturimi i kredisë, në terma të thjeshtë nënkupton marrveshjen midis bankës dhe kredimarrësit për kushte të reja, sidomos në periudha kur kredimarrësi është në vështirësi për ri-pagimin e kredisë.

Sipas përshkrimeve të BSH, ristrukturimi i kredisë.

a) “Ristrukturimi i kredisë” – është lehtësimi/et që banka bën për huamarrësin/it për shkak të vështirësive financiare të tyre të shkaktuara nga arsye ekonomike ose ligjore, të cilat nuk bëhen nga banka në asnjë rast tjetër dhe përfshijnë në përgjithësi:
i) lehtësimet e bëra në kushtet e kredisë nëpërmjet ndryshimit të një ose disa kushteve të kontratës (duke përfshirë ndryshimin e produktit dhe kapitalizimin e interesit), të cilat lidhen kryesisht me afatin, kryegjënë(principalin) dhe normën e interesit;
ii) marrjen (përdorimin) e kolateralit apo pasurive të tjera për shlyerjen e pjesshme të kredisë;
iii) zëvendësimin e huamarrësit fillestar ose përfshirjen e një huamarrësi shtesë.

Praktikisht ristrukturimi i kredisë në Bankat në Shqipëri, ndodh në mënyra të tilla si:
– shtyrja e afatit që rezulton në ndryshimin e këstit duke krijuar lehtësi për kredi paguesin,
– krijimi i një periudhe falas që nënkupton shtyrjen e pagesës së kësteve (jo domosdoshmërisht shtyrjen e përllogaritjes së intersave dhe komisioneve),
– shtyrjen në një periudhe të më vonshme të kamat vonesave, komisioneve (zakonisht kur këto përbëjnë një pjesë të madhe dhe krijojnë një barrë të rëndë për huamarrësin)
– shtesë ose marrje kontratë të bashkë huamarrësve, ose garantuesve të rinj
– kërkesa të tjera.

Nërsa për kreditë hipotekore, ndërmerren disa masa të tjera si:

– i jepet kohë huamarrësit Moratorium (shih më poshtë).
– shitje e vullnetshme
– një nga pikat e përmendura më lart të cilat janë të vleshme më tepër për kredi konsumatore. (dhe aplikohen me raste edhe për kredi hipotekore)
“moratorium” – është ndërprerja e përkohshme e veprimeve ligjore kundrejt palës tjetër.

Principi teorik i ristrukturimit: Ristrukturimi i kredisë është një kompromis por jo një detyrim. Ky princip nënkupton që banka nuk është e detyruar të ristrukturojë kredinë për sa kohë midis palëve ekziston një marrëveshje, por ristrukturimi i kredisë zakonisht kryhet nga palët për të rënë në një kompromis të tillë që të arrihen benefitet nga të dy palët.

Banka e Shqipërisë i vjen në ndihmë bankave në Shqipëri me publikimin e dy udhëzuesve(një për individëd dhe një për bizneset) të cilët parashikojnë parimisht si duhet të jenë parimet e ristrikturimit.

Nëse keni ndonjë pyetje ose koment mos hezitoni të na shkruani info@bankieri.com

Publikimi i plotë në faqen e BSH:

http://www.bankofalbania.org/web/pub/udhezim_per_ristrukturimin_e_kredive_te_biznesit_6151_1.pdf

http://www.bankofalbania.org/web/pub/udhezuesi_per_individet_2013_6149_1.pdf

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.