Blerjet online dhe Kina revolucionare!

Blerjet online në Kinë: shumë shpejt arrijnë 45% të popullatës së Kinës deri në vitin 2015 do të jetë blerës online.

CaptureVitet e fundit blerjet nga interneti nga kompani Kineze janë rritur ndjeshëm. Vetë globalizimi dhe rrijta e sigurisë së platformave të pagesave online ka ofruar një infrastrukturë më te sigurtë për blerje online.

Ky artikull dhe grafikët e mëposhtëm besoj janë interesantë pasi tregojnë për thyerjen e disa tabuve, siç është ajo që mendohet për mallrat kinez kanë një cilësi të dobët. Zakonisht është e vërtetë, por vetë sistemet e shitjes online ku konsumatori vendoset në qendër të vemendjes me ankesat ose këshillat por më shumë me vlersimet e produkteve është e domosdoshme rrijta e cilësisë së mallit që shitet online. Mjafton të kërkoni në google.com një mall që dëshironi të blini dhe automatikisht ju do të gjeni shumë komente (review) të cilat do ju ndihmojnë për zgjedhjen e një produkti sipas dëshirës tuaj.

Në këtë mënyrë edhe shumë faqe kineze të ngashme me e-bay po lulëzojnë duke ofruar mallra shumë herë më konkurues se markat Europiane ose ato Amerikane. Disa faqe të cilat janë ta familiarizuara edhe në Shqipëri janë Alibaba.com ku nga e cila jua siguroj që shumica e njerëzve që njoj blejnë online.

Nga statistikat e mëposhtme, jo vetëm rritja e Kinës në botën e blerjeve online do jetë e vazhdueshme por edhe do ndikojë në ekonominë botërore duke rritur akoma më masivisht blerjet onlie. Gjithashtu edhe kostot e postare dhe risitë e interenetit bëjnë blerjet online nga Kina një shans të mrekullueshëm për të gjithë blerësit anembanë botës.

Gjithashtu interesant është edhe artikull nga e famshja FORBES:

http://www.forbes.com/sites/robertolsen/2011/12/21/chinas-online-shopping-trends/

 

 

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.