Banka e Shqipërisë organizon konferencë ndërkombëtare me Universitetin e Oksfordit

Banka e Shqipërisë organizon konferencë ndërkombëtare me Universitetin e Oksfordit me me temë “Forcimi i lidhjeve në Evropën-Juglindore. Ankorat politike dhe perspektivat e biznesit”

Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, organizoi sot datë 19 shtator 2013, konferencën me temë: “Forcimi i lidhjeve në Evropën-Juglindore. Ankorat politike dhe perspektivat e biznesit”.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama,  përfaqësues nga rrethet akademike në vend, në rajon, e më gjerë, përfaqësues nga sistemi bankar, institucione shtetërore, organizma ndërkombëtarë në Shqipëri si dhe  nga Banka e Shqipërisë. Kjo konferencë u organizua si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Bankës së Shqipërisë dhe Universitetit të Oksfordit.

Temat kryesore që u diskutuan gjatë punimeve të konferencës u përqendruan kryesisht mbi zhvillimet më të fundit ekonomiko-financiare ne vendet e rajonit si dhe sfidat me të cilat këto ekonomi po përballen. Gjatë konferencës Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Fullani nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me përfaqësuesin e Universitetit të Oksfordit, z. Othon Anastasakis, për një periudhë tjetër tre vjeçare.

Marrëveshjen e parë me Universitetin e Oksfordit, Banka e Shqipërisë e nënshkroi në shtator të vitit 2010. Qëllimi i bashkëpunimit është kryerja e kërkimeve shkencore për nxitjen dhe thellimin e njohurive mbi politikat ekonomike dhe sfidat me të cilat përballet Shqipëria dhe rajoni, si dhe vlerësimi i mundësive politike për nxitjen e rritjes së qëndrueshmërisë ekonomike në rajon, si dhe integrimi në Bashkimin Evropian.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.