Alpha Bank inaguron palestren e pare ne natyre

Alpha Bank inaguron palestren e pare ne natyre

12/9/2013

Prej disa javësh pranë Liqenit Artificial të Tiranës, ka filluar të funksionojë palestra e parë në natyrë në Shqipëri. Ky projekt i rëndësishëm u mundësua nga Alpha Bank Albania me mbështetjen e Bashkisë Tiranë e cila e besoi këtë projekt dhe e mbështeti gjatë gjithë proçesit të realizimit.
Prej shumë vitesh Alpha Bank ka mbështetur aktivitete të ndryshme sportive duke dashur të promojë vlerat e sportit. Një nga sponsorizimet më historike të Bankës është Lojrat Olimpike ATHENS 2004, ku Banka ishte Sponsor Gjeneral.
Drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania, Z. Periklis Drougkas tha ‘’ Jam shumë i lumtur që institucioni që unë përfaqësoj financoi një projekt kaq të rëndësishëm për komunitetin pasi qasja në natyrë është jetike për shëndetin fizik, psikologjik dhe shpirtëror të të gjithë moshave. Ne duhet të stërvitemi rregullisht dhe ta kthejmë stërvitjen në një rutinë të përditshme. Kjo do të kontribuojë në një të ardhme më të shëndetshme dhe do të na shpërblejë me jetë të jetuara më mirë’’.
Që prej ditës së parë Alpha Gym Park është mirëpritur dhe frekuentuar rregullisht nga qytetarët të cilët kanë patur mundësinë të marrin këshilla për përdorimin e duhur dhe efikas të pajisjeve nga nje instruktore fitnesi.
Alpha Gym Park përmban 10 pajisje gjimnastikore si edhe mjedis të përshtatshëm të rrethuar me gjelbërim, stola dhe çezma për t’u freskuar. Punonjësit e Alpha Bank mbollën disa pemë dhe gjatë javëve në vazhdim do të dhurojnë bluza dhe çanta sportive për të gjithë qytetarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre fizik pranë këtij parku sportiv.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.